“Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij”/ Meta kujton mesazhin e At Zef Pllumit

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ditën e lindjes së shkrimtarit At Zef Pllumi, ndërsa sjell në vëmendje dhe librin e famshëm “Rrno, vetëm për me tregue”.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit thekson se kjo vepër është jo vetëm një dëshmi autentike për terrorin dhe krimet e diktaturës, por mbetet edhe një kushtrim i përhershëm për lirinë. Mes të tjerash ai, duke shigjetuar politikën, kujton mesazhin e At Zef Pllumit që sipas tij është i vlefshëm në kohën që jetojmë, “Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”.

MESAZHI I METES
“Rrno, vetëm për me tregue” është jo vetëm një dëshmi autentike për terrorin dhe krimet e diktaturës, por mbetet edhe një kushtrim i përhershëm për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor, për të cilat ia vlen çdo sakrificë.
Sot, në ditën e tij të lindjes nderimin më të madh, që mund t’i bëjmë veprës së At Zef Pllumit është të mos harrojmë një prej mesazheve të tij më të mençuara, të vlefshme dhe për kohët që jetojmë:
“Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *