Bota e futbollit nuk shkëlqen vetëm me lojtarët dhe ekipet që dhurojnë spektakël golash, por shpesh edhe me femrat e zjarrta që mbështesin si futbollistët por edhe mediat sportive.
E ndër kohë kur “Shakhtar Donetsk” u larguan nga “Europa League” teksa Roma e Marash Kumbullës, i fitoi të dyja ndeshjet duke kaluar në çerekfinalet e kompeticionit, një ukrainase nuk ka humbur, përkundrazi.
Bëhet fjalë për gazetaren e kanalit zyrtar të klubit ukrainas, Olga Kalenchuk, e cila ka shkëlqyer me raportimet e saj të fundit në Europa League.
Prania e bukuroshes bionde në stadium nuk kaloi pa u vënë re dhe sigurisht që tërhoqi një vëmendje të madhe.
Modelja është një yll në rritje në Ukrainë dhe numëron rreth 40 mijë ndjekës në “Instagram”.
Deri tani, për Olgën ka vlerësime maksimale si nga fansat e rrjeteve sociale ashtu edhe nga mbarë tifozeria ukrainase. Por jo vetëm kaq.
Vajza simpatike ka vlerësime dhe për anën profesionale për punën e saj si prezantuese dhe premisat janë që ajo të bëhet një nga gazetaret më të njohura në Europë dhe jo vetëm.
/Priza.al/