Gustav Meyer, gjermani që i kushtoi jetën Shqipërisë dhe gjuhës së saj

ADN-ZB/Archiv Professor Gustav Mayer, Geschichtsforscher; geboren: 4.10.1871 in Prenzlau Aufnahme: 1931 [Scherl Bilderdienst]

Më 28 gusht 1900 u nda nga jeta gjuhëtari gjerman, studiuesi i gjuhëve indoevropiane Gustav Meyer, një nga albanologët më të rëndësishëm të kohës së tij, i cili provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane.

Në nder të kontributit të tij për albanologjinë, një shkollë në Tiranë mban emrin e tij. Lindi në Groß Strehlitz në provincën prusiane të Silezisë (sot Strzelce Opolskie në Poloni). Më 1867 u regjistrua në Universitetin e Breslau (sot Universiteti i Wrocław) për të studiuar filologji klasike, gjuhët indoevropiane, greqishten moderne dhe sanskritishten.

Aty u ndikua nga filologët Martin Hertz dhe Adolf Friedrich Stenzler. Më 1871 u emërua ndihmës profesor në Universitetin e Göttingen, dhe një vit më vonë profesor i gjuhëve të lashta.

Më 1877 u emërua profesor i sanskritishtes dhe gjuhësisë së krahasuar tek Universiteti i Gracit, ku vijoi studimet në greqishten e lashtë, turqishten dhe shqipen dhe botoi studimin e tij “Kontribute mbi teorinë e fjalëformimit në greqisht dhe latinisht” (1872).

Atje u përqendrua rreth albanologjisë dhe botoi një sërë veprash, si: “Albanesische Studien, I” (1882); “Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache”, (1891); “Kurzgefasste albanesische Grammatik”, (1888) etj. Meyer çmohet si gjuhëtari që provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane dhe njihet për korrespondencën e gjatë me Jeronim de Radën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *