Sipas Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ka vendosur se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në territorin e saj duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.
Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).
Personat të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.
NJOFTIMI NGA POLICIA KORÇË
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.
Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).
Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
/Priza.al/