Video/ Protesta të dhunshme në Berlin kundër masava anti-COVID, plagosen 4 policë dhe 50 persona

Katër policë u plagosën dhe 50 persona u arrestuan gjatë një demonstrate në Berlin.

Mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër masave të qeverisë kundër COVID-19, pavarësisht ndalimeve në disa tubime të planifikuara.

Sipas policisë gjermane, disa nga demonstruesit u përpoqën të kalonin barrikadat rreth ndërtesës së Rajhstagut dhe atje ata u përleshën me policinë, transmeton dw. Katër policë u plagosën në përleshje, ndërsa 50 persona u ndaluan për sulmin ndaj forcave të zbatimit të ligjit.

Protestuesit, disa prej të cilëve mbanin maska, tundnin pankarta ku shkruhej “Unë kam një opinion” dhe “COVID-84”, duke aluduar në librin e George Orwell të vitit 1984 mbi gjendjen totalitare.

Policia ka ndaluar nëntë tubimet e planifikuara për sot, përfshirë një të organizuar nga lëvizja Querdenker nga Shtutgarti, lëvizja më e dukshme kundër masave të koronës në Gjermani, raporton Deutsche Welle.

Më shumë se 2,000 policë u vendosën rreth qytetit për t’iu përgjigjur demonstratave, të cilat u mbajtën pavarësisht ndalimeve.


Gjykata vendosi në favor të lejimit të një proteste, të planifikuar për 500 persona të shtunën dhe të dielën.

Protestat e sotme vijnë në mes të një debati në Gjermani se si dhe nëse do të vendosen masa kufizuese për njerëzit e pavaksinuar, një çështje që po bëhet gjithnjë e më urgjente ndërsa rritet numri i rasteve të viruseve.

 

/Burimi: Deutsche Welle/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *