Një prift dhe tre burra të tjerë u akuzuan për përdhunimin në grup dhe vrasjen e një vajze nëntëvjeçare indiane.
Vajza dyshohet se është sulmuar nga prifti, 53 vjeç dhe tre punëtorë pasi ajo shkoi në një krematorium për të kërkuar ujë.
Katër burrat, të cilët kanë qenë në paraburgim që kur u arrestuan në fillim të gushtit, përballen me dënimin me vdekje.
Nëna e vajzës i tha policisë se burrat e thirrën në krematorium dhe thanë se vajza e saj ishte goditur nga rryma elektrike. Ata thanë se nëse ajo raportonte incidentin në polici, mjekët që kryen një autopsi do të hiqnin organet e fëmijës së saj dhe do t’i shisnin ato.
Trupi i vajzës së saj u dogj para se disa banorë të ndërhynin dhe të tërhiqnin eshtrat e djegura nga gropa.
/Priza.al/