Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto të fëmijëve afganë në Twitter.
Me një thënie të Frederick Douglass, “është më e lehtë të rrisësh fëmijë të fortë, sesa të korrigjosh burra të dobët”, Veliaj ka falenderuar ekipin e bashkisë për angazhimin te Qyteti Studenti.
“Super angazhim i Anisa Ruseti dhe gjithë stafit social të Bashkisë Tiranë te Qyteti Studenti, sidomos me gratë dhe fëmijët që s’kanë asnjë faj për tmerret në Afganistan”, shkruan Veliaj.
/Priza.al/