Ditën e sotme pushuesit nga Kosova iu janë drejtuar bregdetit shqiptar. Ata kanë mundur që të kalojnë në doganën e Morinës, pasi kishin testin negativ të Covid ose ishin të vaksinuar. Ata kanë krijuar trafik të rënduar në aksin Milot-Lezhë.
Trafiku i rënduar ka vijuar për disa orë në aks. Shumica e mjeteve janë me targa të Kosovës. Kjo situatë është e përhershme në ditët e verës dhe autoritetet ende nuk kanë marrë masa që gjendja të përmirësohet.
/Priza.al/