Nuk është e qartë nëse të gjitha raketat janë shkatërruar, pasi banorët lokalë raportuan për rënien e disa copave në rrugë. Deri më tani nuk ka raporte për viktima.

Zyrtarë të inteligjencës amerikane thanë se kanë marrë kërcënime të tjera “specifike” dhe “të besueshme” kundër aeroportit të Kabulit dhe se ushtria do të vazhdojë të kryejë sulme të shënjestruara aty ku është e nevojshme. SHBA-ja i këshilloi njerëzit që të qëndrojnë larg zonës, pavarësisht se koha për këdo që ende përpiqet të hyjë në fluturimet e evakuimit, po mbaron.

/Priza.al/