Me datë 19 gusht një 24 vjeçar u ekzekutua me armë zjarrin në Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në vendin e quajtur “Kinoklubi pak para mesnatës.
Viktima u identifikua si Tajar Fetiu ndaj të cilit u qëlluan 6 plumba pistolete në rrugicën e shtëpisë.
Nga detajet e reja mëoshet se pas atentatit dy autorët e ngjarjes së rëndë u larguan fillimisht në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë dalë nga qyteti me dy automjete. Të identifikuar nga policia si: Arnold Azizolli dhe Amarildo Dule, 2 atentatorët e Fetiut kanë dalë të pashqetësuar nga Berati me dy automjetet luksoze në pronësi të tyre, njëri i tipit “Range Rover” dhe tjetri “Volsvagen Touareg”.
Sipas burimeve, mjetet e tyre janë kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve në autostradën Lushnje-Tiranë dhe mendohet se ata kanë kaluar kufirin shqiptar. Po kështu, mësohet se hetimet në lidhje me atentatin e rëndë janë përqendruar në pazaret e prishura të drogës mes të rinjve dhe borxhet e pashlyera mes tyre.
Tre të rinjtë kishin jetuar disa muaj bashkë në Angli ku edhe kishin punuar në disa shtëpi bari. Më pas atentatori Arnold Azizolli ishte shpërngulur në Belgjikë ku jeton prej disa kohësh dhe Tajar Fetiu mësohet se i kishte borxh një shumë të madhe parash nga puna e jashtëligjshme me drogë në qytetin e Londrës në Angli.
/Priza.al/