Afganët e akomoduar në Shëngjin dalin të shijojnë plazhin

111 afgan janë strehuar në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Ata janë akomoduar në resortin turistik Rafaelo dhe do të qëndrojnë aty për një kohë të pacaktuar. Zona është e rrethuar dhe e mbikëqyrur nga policia e shtetit, ndërsa është e ndaluar hyrja e personave te paautorizuar.

Afganët në Shëngjin kanë mbërritur rreth mesnatës, ndërsa me akomodimin e tyre në hotel, në dispozicion të tyre është vënë edhe stafi mjekësor që do të merret me të gjitha analizat e nevojshme dhe testet anti-covid.

Pas akomodimit, duket se disa prej tyre kanë dalë për të shijuar plazhin. Report Tv ka siguruar pamjet ku refugjatët afganë po shëtisin lirshëm buzë detit të Shëngjinit dhe po relaksohen. Ndërsa fëmijët janë zhytur edhe në ujë.

Prej katër ditësh në Shqipëri ka mbërritur një numër prej 607 shtetas afganë, ndërkohë që në total pritet të mbërrijnë rreth 4 mijë persona.

/Burimi videos: ReportTv/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *