Një person është ekzekutuar sot në Durrës. Bëhet fjalë për Edmond Koçin, i njohur si Mond Çekiçi, anëtar i bandës së Lul Berishës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar.
Viktima u qëllua me armë pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Policia ka rrethuar zonën, janë ngritur pika kontrolli, dhe vijojnë kontrollet e imtesishme ne gjithe zonen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.