Rama premton zgjidhje për pensionin e minatorëve: Kjo problematikë do të marrë rrugë!

Kryeministri Edi Rama ka premtuar zgjidhje për çështjen e pensionit të minatorëve, të cilët kanë punuar në kohën e komunizmit. Në fjalën e tij, gjatë hapjes së ekspozitës “Sigurimi në fjalët e veta”, kreu i qeverisë u shpreh se kjo është një çështje me problematikë sa ligjore aq edhe e absurde.

“Për sa i përket çështjes që u ngrit, është si hallkë e zinxhirit të çështjeve të mbartura prej shumë vitesh. Sot që flasim besoj se ne mund të jemi krenarë për faktin që së paku të gjithë atyre që vuajtën në ferrin e burgjeve të komunizmit dhe që janë ende gjallë ja u kemi shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit.

Ata që kanë pasur edhe punë të rënda, si punën në minierë, problematika që ka të bëjë me pensionin, është një problematikë sa absurde, aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj dhe besoj që do të marrë rrugë edhe kjo dhe të paktën në raport me të gjithë ata që vuajtën personalisht në burgjet komuniste dhe që patën fatin të dalin gjallë prej tyre, ne kemi shlyer atë borxh të madh moral, por edhe atë borxh të bartur financiar të pashlyer për shumë vite. Ky proces vazhdoi 7 vite më parë, ndërkohë kishin kaluar 23 vite të tjera”, tha Rama.

Sa i takon çështjes se gjetjes së eshtrave të të zhdukurve kryeministri u shpreh:

“Është një dhimbje e posaçme po të marrësh parasysh që janë shumë familje që të kenë një vend për të shkuar dhe për të kujtuar dhe nderuar të afërmit e tyre për shkak se nuk gjenden eshtrat. Ndërkohë është e pakuptueshme e gjithë koha e humbur sidomos në vitet 90 kur mundësitë ishin më të mëdha dhe fenomeni i zhdukjes së dokumenteve ishte e mundshme të përballohej.

Megjithatë them se historia e gjithë persekutimeve të diktaturës përtej vuajtjeve personave është vuajte me vlerë të jashtëzakonshme për ndërgjegjen shoqërore për ata të rinj që lindën në periudhën e komunizmit, por ndryshimi i gjeti mjaftueshëm të rinj për të ndërtuar një jetë tjetër. Apo edhe për ata që komunizmi është një tregim i mësuar nga librat apo të moshuarit, por jo një fakt i jetës”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *