Ghazaal Habibyar është një ndër shtetaset afgane, e cila është strehuar në Shqipëri së bashku familjen e saj dhe ka folur në një intervistë për Associated Press. Ajo rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar nga sulmet e talibanëve në atje, ndërsa shprehet e shqetësuar për qytetarët afganë që ka lënë pas. Ëndrra e saj më e madhe është që të rikthehet në Afganistan dhe të ndihmojë në rikmëkëmbjen e vendit të saj.
Edhe pse afganët janë larguar nga Afganistani duke lënë pas shumë zhurmë e duke gjetur një jetë më të qetë, ata shprehen shumë të shqetësuar për bashkëatdhetarët që ndodhen akoma atje.
Ghazaal Habibyar është një ndër shtetaset afgane, e cila është strehuar në Shqipëri së bashku familjen e saj dhe ka folur në një intervistë për Associated Press. Ajo rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar nga sulmet e talibanëve në atje, ndërsa shprehet e shqetësuar për qytetarët afganë që ka lënë pas. Ëndrra e saj më e madhe është që të rikthehet në Afganistan dhe të ndihmojë në rikmëkëmbjen e vendit të saj.
38-vjeçarja është një aktiviste në fondacionin “Shoqëria e Hapur”, e cila është detyruar që të studiojë në Australi, pasi sjellja e talebanëve kundrejt gjnisë femërore nuk ia mundësonte këtë gjë.
Habibyar i bëri një premtim djalit të saj kur avioni u ngrit. Hamza, 6 vjeç, ishte duke qarë dhe nuk donte të largohej.
“Ka raste në jetën tuaj kur ndiheni fajtorë që jeni gjallë. Kjo mund të kishim qenë ne, patjetër. Ata njerëz që kanë humbur jetën, kanë familje, janë njerëz shumë të rinj. Kjo katastrofë njerëzore që po ndodh tani, mund të ishte parandaluar. I gjithë ky proces evakuimi mund të ishte menaxhuar shumë më mirë. Unë i thashë se do të më bësh një premtim: të studiosh, të jesh dikush dhe të kthehesh”, tha ajo për The Associated Press.
/Burimi: The Associated Press./ Përshtati Priza.al/