Zjarri në Prespë, pala greke: Besohet se tani është vetëm në anën e Shqipërisë, flakët larg fshatit të parë kufitar

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, që është edhe një zone e mbrojtur, vijon të jetë ende aktiv prej më tre ditësh. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar më shumë se pesë zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrjet nga ajri po bëhen nga Greqia, duke qenë se flakët janë aktivizuar në kufi me vendin fqinj.

Drejt zonës së Prespës janë nisur forcat e armatosura po ashtu dhe zjarrfikëse të tjera të qarkut të Korçës në mënyrë që zjarri të vihet nën kontroll sa më shpejt.

Greqia duket se e ka zgjidhur problemin në pjesën e saj me zjarrin në Parkun Kombëtar të Prespës. Zjarrfikësit nga Kosturi e Kozani kanë ngritur një  ‘mur zjarri’ dhe kanë arritur të mbajnë flakët larg fshatit të parë kufitar Vrontero.

Sipas mediave greke, rreth 30 zjarrfikës po punojnë në errësirë për të mbajtur ende zjarrin larg ndërsa dy avionë dhe një helikopter operojnë nga ajri.

Besohet se tashmë zjarri është ne pjesën e Shqipërisë dhe nuk kërcënon më Greqinë.

/Përshtati Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *