Shkrumbohet gjatë natës lokali në Shëngjin, digjen dhe dy makinat e parkuara

Një lokal në Shëngjin të Lezhës është djegur rreth orës 03:50 të mbrëmjes së djeshme. Lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale E.B, 35-vjeç banues në fshatin Manati, Lezhë. Mësohet se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike. Si pasojë kanë marrë flakë edhe dy makina aty pranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 31.08.2021, rreth orës 03:50, në Shëngjin, Lezhë, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E.B.,35 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *