U transferua tek Manchester United, bardhezinjtë i gjejnë menjëherë zëvendësuesin Ronaldos

Juventus ka zyrtarizuar shitjen e Cristiano Ronaldos duke zbuluar edhe shifrat e transferimit të tij tek Man.United. “Djajtë e kuq” do të paguajnë në arkat e bardhezinjve 15 milion euro, shifër të cilën do ta shlyejnë me 5 këste ndërsa 8 milion euro të tjera do të vijnë në formë bonusesh që lidhem me paraqitjet e lojtarit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në njoftimin e bërë publik, “Zonja e Vjetër” nuk ka harruar edhe një herë të sjell në kujtesë të gjithë arritjet që CR7 arriti në tre vite në Torino, 101 gola dhe 5 trofe. Në të njëjtën kohë, Juve ka bërë zyrtare edhe transferimin e Moise Kean, i konsideruar si pasuesi i Ronaldo. Kean rikthehet në Torino në formë huazimi për 7 milion euro dhe me detyrim blerje për 31 milion euro.

Kena

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *