Këngëtari i njohur arrestohet në dhomën e hotelit, shkeli rregullat e pandemisë

Këngëtari i njohur, Till Lindemann është arrestuar nga autoritetet ruse. Ai thuhet se është vënë në pranga në dhomën e tij të hotelit.

Arsyeja e arrestimit të tij është se ka shkelur rregullat e pandemisë që janë vendosur nga qeveria ruse.

Ndërkohë për momentin nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare nga këngëtari apo stafi i tij.

Till Lindemann njihet si vokalisti dhe tekstshkruesi i grupit Neu Deutsche Härte Rammstein, i cili ka shitur mbi 45 milionë disqe në të gjithë botën. Ai është shfaqur në role të vogla në filma dhe gjithashtu ka botuar dy libra me poezi: Messer (“Thikë”) në 2002 dhe In stillen Nächten (“Në netët e heshtura”) në 2013.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *