Sa herë Luana Vjollca poston rrjeti është sy e vesh tek ajo. E mes komenteve të shumta sigurisht nuk mungojnë as kritikat.
Së fundmi ajo postoi disa imazhe të reja, në të cilat shihej e veshur me një “top crop” të zi dhe me pantallona po ashtu të zeza.
“I’m in a ‘thjeshtë’ mood”, shkroi Luana krahas fotove.
Krahas komenteve të pafundme të fansave të saj, njëri i tërhoqi vëmendjen moderatores.
Një prej ndjekësve i shkroi:
“Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”.
Koment të cilit Luana ka vendosur që t’i përgjigjej publikisht.
“Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”.
Moderatorja këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk dihet projekti i saj i rradhës për këtë sezon. Pavarësisht thashethemeve se ajo mund të drejtojë ‘Portokalli-në’ apo se është larguar nga Top-Channel, Luana nuk ka bërë asnjë reagim.
/Priza.al/