Kaos me urbanët e Tiranës/ Dhunohet shoferi i ‘Unazës’ nga cubat e Ferdinand Ibrahimit, policia toleron drejtuesit e dehur

Transporti Urban në kryeqytet është aktualisht midis dy standardeve. Në njërin janë disa kompani të reja që po fusin risi dhe standarde të larta në transportin e qytetarëve, dhe në krahun tjetër janë kompanitë e vjetra të cilave gjithmonë e më shumë u shtohen problemet.

Një pjesë e linjave të transportit urban në Tiranë po modernizohen me shpejtësi, si dhe po pajisen më autobusë të rinj ekologjik që nuk punojnë më me karburant.

Por në shumë linja të tjera jo vetëm që dominojnë autobusët e vjetër, që ndotin, janë tejet të pistë, por edhe tepër të avashtë dhe aspak korrekt me qytetarët.

E si të mos mjaftonte kjo, disa prej kompanive të linjave urbane, kanë edhe probleme më serioze, që nga menaxhimi jo i mirë i shërbimit dhe mjeteve, deri tek pagat për stafet e urbanëve.

Sot “Priza.al” mësoi se si një shofer autobusi i linjës së Unazës, që i përket kompanisë me president Ferdinand Ibrahimin, është dhunuar nga njerëzit e këtij të fundit, pasi kishte kërkuar që të largohej nga puna.

Ndryshojnë linjat e autobusëve në Tiranë, stacionet që shtohen dhe ata që lëvizin, ja bizneset që përfitojnë lehtësira fiskale - Politike

Dhunimi i shoferit të Unazës

Nga sa ka mësuar “Priza.al”, drejtuesi i urbanit Enver Dishani, është paraqitur pranë kompanisë sot për të lënë detyrën dhe për të ndërprerë marrëdhëniet me kompaninë e zotit Ibrahimi, pasi shkak kanë qenë vonesat e gjata të dhënies së pagave.

Dishani nuk ka mundur që të vijojë më këtë bashkëpunim me kompaninë që ushtron aktivitetin e transportit urban, për shkak të moskorrektësisë në dhënien e pagave.

Por kjo gjë duket se nuk është pranuar nga drejtuesit e kompanisë, të cilët pasi kanë debatuar me shoferin, më pas e kanë dhunuar atë dhe e kanë bërë për spital.

No description available.

(Foto: Shoferi i dhunuar i linjës së ‘Unazës’, Enver Dishani, në urgjencën e QSUT-së)

Shoferi Dishani është çuar nga miqtë e tij në urgjencën e QSUT-së për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor për plagët e marra, dhe bashkëpunëtorët e “Priza.al” kanë siguruar edhe foton ekskluzive të shoferit të dhunuar në dhomën e spitalit, ku dhe po merr mjekimet.

Nga foto duken qartë shenjat e dhunës fizike të ushtruar ndaj tij, si dhe njollat e gjakut mbi bluzën dhe pantallonat e shoferit.

Për këtë ngjarje të rëndë, “Priza.al” u interesua të marrë informacion edhe pranë kompanisë private ku punonte si shofer Enver Dishani, por askush nuk pranoi të jepte informacion as për skandalin dhe as për problemet me pagat e punonjësve.

Bosi' i urbanëve dhunon gruan, gjykata e pajis me urdhër mbrojtjeje, FERLUT-i mashtroi 1 mld lekë me biletat – Dosja AL

(Foto: Presidenti i kompanisë ‘Ferlud’, Ferdinand Ibrahimi, pronar i linjës urbane të ‘Unazës’, Tiranë)

“Priza.al” më tej gjatë ditës mori kontakte edhe më autoritetet e Policisë së Tiranës, të cilat fillimisht nuk ishin në dijeni për ngjarjen e ndodhur, pasi vet viktima e dhunës, shoferi Dishani, nuk kishte paraqitur një denoncim për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Më pas burime zyrtare të Policisë së Tiranës, i konfirmuan “Priza.al” se, ngjarja kishte ndodhur rreth pasdites dhe se pjesë e një konflikti fizik kishte qenë vet drejtuesi i autobusit Enver Dishani.

SKANDAL/ Autobusët e 'Unazës' kapen pa kolaudim, policia rrugore asnjë kontroll; Erion Ahmeti po rrezikon jetën e mijëra qytetarëve të Tiranës

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, “një oficer OPGJ dhe efektivë të komisariatit ku kishte ndodhur konflikti fizik, janë paraqitur në spital dhe kanë kontaktuar me të dhunuarin, si dhe kanë nisur procedurat hetimore në lidhje me ngjarjen në fjalë për të zbuluar shkakun e saj”.

Por ky nuk është episodi i vetëm i problemeve dhe incidenteve në linjat e transportit urban në Tiranë, si dhe i kompanive që drejtojnë këto linja.

Nga Vlora në Tiranë për të grabitur në urbanin e Unazës - KRYESORE

Ngjarja e linjës së “Tiranës së Re”

Jo vetëm linja e Unazës, por edhe ajo e “Tiranës së re” që administrohet nga një tjetër kompani, ka pasur jo pak herë probleme nga më të ndryshmet.

Vonesat në shërbim, higjiena, masat anti-covid, apo pajisja e udhëtarëve me bileta, nuk janë më një problem madhor, pasi gjëra edhe më serioze hasen në shërbimin urban të linjës “Tirana e re”.

Tirana-e-Re - Discover Tirana

Rrezik për jetën e udhëtarëve janë jo vetëm mjetet e amortizuara të shërbimit urban, por edhe papërgjegjshmëria e stafeve që punojnë me to.

Burime për “Priza.al” bënë të ditur se, “para pak javësh, një patrullë e Policisë Rrugore, ndaloi në një prej stacioneve për një kontroll rutinë një autobus të linjës së ‘Tiranës se re’”

Sipas të njëjtave burime, “nga testi me drager që ju bë drejtuesit të autobusit urban, rezulton se shoferi ishte i dehur. Efektivët donin të ndiqnin procedurën standarde në këto raste duke e ndaluar shoferin e autobusit dhe duke bërë shoqërimin e tij për në komisariat. Por më pas ata e lanë të lirë të vazhdojë punën”.

 

Burimet i thanë më tej “Priza.al” se autobusi me udhëtarë dhe me shoferin e dehur vijoi më tej udhëtimin.

Mbase kjo nuk është raportuar nga efektivët, por sytë e dhjetëra udhëtarëve ishin dëshmitarë të saj.

E ndërkohë që ndodhin të tilla skandale dhe problemet e kompanive që kanë linjat urbane mbulohen, as nga Bashkia e Tiranës nuk kemi pasur asnjë reagim.

Panik, përplaset autobusi i Unazës

Kjo e fundit po mundohet që kohët e fundit ti japë një tjetër pamje më komode dhe më europiane shërbimit urban të kryeqytetit, por në lidhje me linjat e vjetra dhe të mbushura plot me probleme dhe skandale nuk është marrë asnjë masë deri tani.

Shërbimi urban vijon me të gjitha problemet në të gjitha linjat, por disa prej tyre që kanë edhe fluksin më të madh të udhëtarëve bëjnë diferencë të madhe në mënyrën se si operojnë me shërbimin urban.

/Priza.al/ 

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *