‘Eeejjjj… do shqepemi me petulla!’/ ‘Tundimi’ i fundit i Presidentit Meta nga Gjiri i Lalzit, ja përse i ka ‘ikur truni’…  

Presidenti Ilir Meta, ka treguar “dobësinë” e tij më të fundit, që është nga ato që të “shkon goja lëng”.

Kreu i shtetit ka publikuar një foto nga plazhi i Gjirit të Lalzit, ku me sa duket pas një shëtitje të gjatë buzë detit, nuk ka rezistuar dot pa shijuar edhe disa petulla të ngrohta të çastit.

Mes humorit, kreu i shtetit i ka bërë edhe reklamë këtij biznesi të vogël ambulant, që shet petulla përgjatë bregdetit, duke sjellë në fokus edhe reklamën e tyre; “Petulla katuni me të ik truni”.

Ja mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

“’Petulla katuni me të ik truni’.

Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *