SHBA-të lanë pas dhjetëra mjete ushtarake të braktisura në Afganistan, mes tyre 73 avionë, 100 automjete dhe pajisje të tjera që u përdorën për 20 vite nga trupat ushtarake amerikane.
Pamjet e talebanëve mbi to bënë xhiron e botës, por autoritetet amerikane kanë reaguar për të deklaruar të vërtetën që qëndron mbi braktisjen e tyre.
Gjenerali kryesor i Komandës amerikane, Gen Kenneth McKenzie, tha se, mjetet e pajisjet ushtarake të lëna pas nuk mund të përdorën më. Madje ai siguroi se avionët ku janë parë talibanët, janë të e pamundur të përdoren.
Shumëçka u la pas nga forcat e NATO-s, veçanërisht nga ato amerikane në Kabul dhe midis tyre janë ndër armatimet më të sofistikuara, të prodhuara nga SHBA-të, të cilat tashmë po gëzohen nga forcat talibane.
Pushkë amerikane dhe mjete transporti ushtarake u braktisën në baza të ndryshme pas tërheqjes nga Afganistani drejt aeroportit.
Talibanët nuk e lanë këtë mundësi t’u ikte nga duart. Me arsenalin e tyre të ri në dispozicion, tashmë ata mund të shkaktojnë akoma më shumë dëme.
Talibanët janë në zotërim tashmë edhe të disa avionëve ushtarakë amerikanë. Mjete të blinduara kundër minave dhe disa helikopterë përfshihen ndër to.
Një pjesë e mjeteve dhe armatimeve u morën pas tërheqjes së trupave nga Kandahari.
SHBA-të, për shkak të tërheqjes së shpejtë, nuk ia dolën t’i merrnin të gjitha pas.
Përtej talibanëve, shqetësimi më i madh nuk është ai i përdorimit të armatimeve nga ana e tyre, por shitja te kundërshtarët amerikanë, si Rusia apo Kina.
Madje, ekziston edhe një frikë e përgjithshme se ato mund t’u shiten kundërshtarëve amerikanë, të cilët duan të sulmojnë SHBA-të.
Këto detaje u shtohen kritikave ndaj administratës së presidentit Joe Biden mbi tërheqjen e trupave nga Afganistani.
Por çfarë mjetesh lanë pas SHBA-të në Afganistan?
Helikopterët MD-530, të përdorur për zbulim dhe sulm të afërt
Aeroplanët e lehtë të sulmit A-29
43 MD-530, të përdorura nga afganët dhe siguruara nga SHBA
23 A-29
/Priza.al/