Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të freskëta kontinentale të paqëndrueshme duke ifluencuar në vendin tonë mot relativisht të qëndrueshëm.
E mërkurë, 1 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuata nga reshje të izoluara në zonat malore.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 13/28C
Zona e ulët 14/32°C
Zona bregdetare 19/30 °C
Kosova, e mërkurë, 1 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 15 m/sek.
Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 27°C .
E enjte, 2 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 13/28C
Zona e ulët 15/32°C
Zona bregdetare 19/21 °C
/Priza.al/