Policia vijon ‘luftën’ me fenomenin e armëmbajtjes pa leje, bie në prangat e policisë një 17-vjeçar në Durrës

Edhe pse aksionet e Policisë së Shtetit për goditjen e fenomenit të armëmbajtjes pa leje kanë qenë të shumta, duket se ende ka qytetarë dhe mbi të gjitha edhe të mitur të cilët lëvizin me armë zjarri me vete. Ditën e sotme është vendosur në pranga një 17-vjeçar në lagjen numër 6 në Durrës rreth orës 04:00.

Sapo patrulla e ‘Shqiponjave’ e ka konstatuar si të dyshimtë, ka kërkuar që 17-vjeçari të ndalojë por ai nuk i është bindur urdhrit të policisë duke e hedhur armën e zjarrit në oborrin e një personi, me shpresën se mund t’i shpëtonte dënimit.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *