Prej gati 4 ditësh një zjarr ka përfshirë Malin e Thatë në Pogradec. Gjatë natës së kaluar si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur duke shkaktuar vatra zjarri edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.
Një grup pune prej 10 personash kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, të emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.
Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk. Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca për të ndihmuar në neutralizimin e flakëve.
/Priza.al/