Era përhap flakët në Malin e Thatë, rrezikohet Parku i Gjallicës! Kërkohet ndihmë nga Komuna e Ohrit

Prej gati 4 ditësh një zjarr ka përfshirë Malin e Thatë në Pogradec. Gjatë natës së kaluar si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur duke shkaktuar vatra zjarri edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Një grup pune prej 10 personash kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, të emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.

Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk. Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca për të ndihmuar në neutralizimin e flakëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *