VIDEO+FOTO/ Nuk ikën me avionët amerikanë. Afganët nisin ‘eksodin biblik’ nga kufiri me Pakistanin, t’ju shpëtojnë talibanëve

Teksa e gjithë bota po flet për situatën e vështirë të krijuar në Afganistan dhe tërheqjen përfundimtare të trupave amerikane nga lufta 20-vjeçare, Daily Mail ka publikuar disa pamje tronditëse ku shfaqen qytetarët afgan të cilët përshkruajnë kilometra të tëra në shkretëtirë, për t’u vendosur në Pakistan e Iran.

Ushtria amerikane kishte negociuar një marrëveshje sekrete me talebanët. Burimet thonë se amerikanët janë habitur kur kanë parë se pranë tyre kanë mbërritur talebanët për t’i shoqëruar drejt aeroportit.

Një burim ushtarak tha se marrëveshja me talebanët ka funksionuar shumë mirë. Por burime nga grupet e përfshira në organizimin e evakuimit thonë se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tyre, talebanët kanë përzgjedhur vetë personat që do të largoheshin.

The mass migration across the desert where the borders of Afghanistan, Pakistan and Iran all meet shows an endless river of people flowing between the mountains

Media prestigjioze i ka krahasuar këto pamje me një ‘eksod biblik’ i cili shihet shumë rrallë. Qytetarë të shumtë, me çanta dhe fëmijë në krah shihen në turma të mëdha teksa përpiqen t’i shpëtojnë luftës që tashmë talebanët kanë shpallur në Afganistan.

Politikanët europianë kanë ngritur shqetësimin se Europa mund të përballet me një valë tjetër refugjatësh.

In the footage, with the human caravan stretching back as far as the eye can see, few words are spoken

“Ne jemi të varfër sepse ka mënyra të tjera që përfshijnë më pak ecje, por ato rrugë kushtojnë më shumë”, u shpreh një qytetar.

Këto pamje të jashtëzakonshme vijnë një ditë pasi u mbyllën evakuimet amerikane në Kabul. Refugjatet afganë janë vendosur në shumë shtete të Evropës, përfshirë dhe Shqipërinë, për t’u vendosur më pas përfundimisht në SHBA.

 

The Afghans journey began in desolate Nimruz, Afghanistan’s most sparsely populated province, largely covered by deserts and mountains

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *