‘Të shkretët’…/ Nga biçikleta te petullat. Ja ku dhe si i kaluan pushimet ‘modeste’ liderët politikë të Shqipërisë

Fillimi i shtatorit mbyll zyrtarisht pushimet e verës për politikën shqiptare! Figurat më të rëndësishme të politikës vendosën që edhe këtë verë të pushonin “shqip”, duke eksploruar kryesisht jugun e vendit.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i ka pasur të rralla daljet publike përgjatë muajit gusht, megjithatë është kapur “mat” nga qytetarët në jug të vendit. Vunoi, Dhërmiu dhe fshatra të tjerë të Vlorës ishin më të preferuarat e kryeministrit për të pushuar dhe për të marrë energjitë që i duhen për vitin e tij të 8 në pushtet.

Ndryshe nga kryesocialisti, kundërshtari i tij politik, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk është parë askund.

Ndoshta ka zgjedhur që të mos bëjë pushime por të fokusohet tek “lufta” ndaj qeverisë; ose ndoshta ka zgjedhur që të kalojë kohë me familjen, larg teknologjisë dhe mediave. Do të ketë kohë në shtator për të gjitha.

E njëjta “strategji” duket se është ndjekur edhe nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Këtë verë, ndryshe nga vjet kur këndonte “Desperado-n” mbi varkë për kryeministrin Edi Rama, nuk u pa thuajse fare. E vetmja herë që doli në public ishte disa ditë më parë në kampin e Jalës, ku edhe nuk i kurseu lotët pas fjalëve që i dedikuan kolegët.

Ndryshe nga të sipërpërmendurit, Sali Berisha, Damian Gjiknuri, Ilir Meta kanë pasur pushimet më aktive ndër politikanë.

Ish-kryeministri Berisha ka pozuar disa herë nga malet e Veriut të vendit, duke u rikthyer tek pasioni për ‘hiking’. Por as kjo verë për liderin historik të Partisë Demokratike nuk pati asnjë thyerje rekordi në not, ashtu si dikur…

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ndoshta është politikani që i ka shijuar më shumë pushimet, duke pozuar me birrë apo dhe duke ngrënë petulla.

Madje dhe së fundmi ka nisur që të praktikojë edhe zhytjet në det me stile të ndryshme. Video këto që janë bërë virale në rrjete sociale.

Tani më ardhjen e shtatorit, jeta politike pritet që të rigjallërohet. Për pak ditë, kryeministri pritet që të zyrtarizojë emrat e qeverisë së re, ndërsa pritet edhe rikthimi i Kuvendit.

Kësaj herë me 140 deputetët e rinj të zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

/Burimi: Dosja.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *