Kaosi ka ‘pushtuar’ Greqinë! Rreth 10000 punonjës të pavaksinuar në sektorin e shëndetësisë pritet të pezullohen nga puna, pasi kanë refuzuar të bëjnë vaksinat. Teksa presin ndryshimin e vendimit të kryeministrit grek, punonjësit janë ngritur në protesa të vazhdueshme.
Ata theksojnë se janë pro vaksinimit, por kundër vaksinimit të detyrueshëm me kërcënim vendin e punës.
Me përhapjen e variantit Delta Greqia po përballet me një valë të katërt, ku shifrat e të infektuarve janë më të lartat të shënuara deri tani.
/Priza.al/