Talibanët kanë kapur një forcë ajrore me vlerë dhjetëra miliona paund, përfshirë helikopterë të blerë nga SHBA dhe aeroplanë sulmues, duke u dhënë atyre më shumë fuqi ajrore sesa një e treta e anëtarëve të NATO-s ose më saktë më shumë se 10 nga 30 anëtarët e saj, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën, Estoninë, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.
Gjatë muajve të fundit, xhihadistët kanë kapur 10 fusha të mëdha ajrore nga Bagram në Mazar-i-Sharif, dhe sot u ngritën në qiell me një helikopter prej 6 milion dollarësh Black Hawk në luftën e tyre kundër rezistencës në Luginën Panjshir.
Shefat talebanë raportohet se kanë urdhëruar trupat e tyre të gjejnë pilotët nga Forcat Ajrore Afgane, të cilët morën trajnime të shtrenjta nga SHBA-të dhe aleatët e saj për të drejtuar avionë luftarakë dhe helikopterë të teknologjisë së lartë.
Pas largimit të forcave amerikane, aeroporti i Kabulit i është rikthyer normalitetit. Një aeroplan i kompanisë, “Qatar Airlines” ka ateruar sot në aeroport. Sipas raportimeve, njerëz nga Katari e Turqia do të sigurojnë funksionimin e aeroportit, për shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve.
Hamid Karzai’s #Kabul International Airport received the first plane after the #departure of the US.
The #Qatar AF has landed in the capital of Afghanistan. According to some reports, the Qataris (together with the Turks) will ensure the functioning of the airport pic.twitter.com/djAzqNZFpy
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) September 1, 2021
Kujtojmë që dje u largua dhe aeroplani i fundit me trupat amerikane nga Afganistani. Ndërsa në pamjet e bëra publike sot, shiheshin qytetarë të shumtë që zgjidhnin për t’u larguar në këmbë nga vendi, përmes shkretëtirës.
Ndërkaq disa nga pamjet tregojnë gjendjen e aeroportit pas përfundimit të operacionit 20 vjecar të Amerikës në Afganistan.
/Burimi Daily Mail/ Përshtati Priza.al/