Struktura e re e qeverisë/ Kush do të jetë gruaja që do të drejtojë Kuvendin njësoj si Topalli?!

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të bëjë publike listën e emrave të kabinetit të ri qeveritar.

Aktualisht ekzekutivi shqiptar përbëhet nga 15 ministri, pa përfshirë postin e kryeministrit dhe zv/kryeministrit. Struktura e re e qeverisë pritet të ndryshojë, duke u rritur në numër përmes krijimit të portofoleve të reja.

Për kryeparlamentar emri më i lakuar është i Lindita Nikollës, ish-ministre e Arsimit. Por po ashtu në listë është edhe ministrja aktuale e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

E vetmja që është konfimuar nga vetë Rama si ministre është Elisa Spiropali, që do të vijojë detyrën e ministres së Marëdhënieve me Parlamentin. Në varësi të punës në krye të ministrive pritet që në Asamblenë Kombëtare të PS, Rama të rikonfirmojë ministre të tjera si Ogerta Manastirliu në Ministrinë e Shëndetësisë, apo Belinda Balluku tek Infrastruktura.

Pasi lista të bëhet publike dhe Kuvendi të nisë zyrarisht, kryeministri do të presë të thirret nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për ta mandatuar krijimin e qeverisë. Më pas zyrarisht Edi Rama do depozitojë në Presidencë emrat e ministrave, të cilët do të duhet të dekretohen nga kreu i Shtetit. Pavarësisht konflikteve të forta politike nuk priten surpriza nga Presidenti Meta për bllokim të emrave të qeverisë së re, duke iu referuar edhe deklaratës së tij publike pas rezultatit të zgjedhjeve ku theksoi se do të bashkëpunojë me partinë fituese për të mirën e vendit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *