Kancelarja Angela Merkel do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri më 14 shtator.
Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.
Mes të tjerash bëhet e ditur se në takim do të mungojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi bëhet fjalë vetëm për drejtues qeverie.
Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.
/Priza.al/