Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani është mjaft aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në “Instagram”, ku shfaqet tërheqëse me një palë rroba banje të zeza.
“Gusht, verë 2021. Ju uroj të gjithëve të keni kaluar pushime të bukura”, shkruan Nallbani bashkëngjitur me pozat që ndjekësit e saj i pëlqyen shumë.
Këngëtarja shqiptare duket në formë dhe ka marrë komplimenta të shumtë nga ndjekësit dhe miqtë e saj.
Ata nuk ia kanë kursyer komplimentet, ku Ermal Mamaqi i shkruan: “Të vjen anash Jennifer Lopez”. Ndërsa Eni Çobani i komenton: “Yll i papërsëritshëm je. Unike”.
/Priza.al/