Ndërkohë që talebanët pozonin në Kabul me mjetet ushtarake të lëna pas nga amerikanët, në veri të kryeqytetit, të strehuar brenda fortesës së tyre, luftëtarët e rezistencës vijonin stërvitjen.
Forcat e grupeve rezistente në Afganistan janë zotuar të vazhdojnë luftën e tyre kundër talebanëve, pasi janë duke vazhduar stërvitjet e tyre në luginën Panjshir, një pikë strategjike që gjendet në veri të Kabulit.
Në fotot e publikuara nga AFP, shihen pjesëtarët e mbetur të forcave të sigurisë së Afganistanit, të vendosur në krahinën Panjshir. Kjo luginë, e shtrirë në malet Hindu Kush, është e vetmja zonë në Afganistan që nuk është nën kontrollin e Talebanëve.
Luftëtarët shihen teksa kryejnë stërvitje sipas programit të Forcave Speciale Britanike (SAS), duke mbajtur mbi supe trungje të mëdhenj teksa ecin nëpër pellgje me ujë, si dhe duke u stërvitur në qitje, në pritje të mbërritjes së armikut.
Ata janë të veshur me rroba ushtarake dhe vazhdimisht marshojnë rrugëve malore të këtij rajoni. Forcat anti-talebane të njohura ndryshe si Aleanca Veriore, janë zotuar të luftojnë deri në frymën e fundit për t’i mbrojtur 170.000 banorë, shumica prej tyre Tajik që jetojnë në luginën Panjshir që shtrihet në malet Hindu Kush në veri të kryeqytetit afgan.
Intensifikimi i stërvitjeve po ndodh pasi talebanët janë zotuar se do të dërgojnë qindra luftëtarë për ta rrethuar Panjshirin. Ky rajon konsiderohet bastioni i fundit i grupit që i lufton talebanët dhe udhëhiqet nga Ahmad Massoud, 32-vjeç, që u shkollua në Britani të Madhe dhe është i biri i legjendës që luftoi për liri nga talibanët.
Massoud u trajnua nga ushtria britanike në Sandhurst, dhe është zotuar se këmba e talebanit nuk do të shkel në rajonin ku ai jeton dhe vepron. Ishte vetëm 12-vjeç kur babai i tij Ahmad Shah Massoud i njohur si “Napoleoni afgan” dhe “luani i Panjshirit” u vra nga vrasësit e Osama Bin Ladenit të Al Qaedas – duke u prezantuar kinse si gazetarë të Al Jazeera – vetëm dy ditë para sulmet të 11 shtatorit.
Massoud ishte detyrohet të largohet nga vendlindja, për të ndjekur mësimet në shkollën e mesme në Iran, ku më pas vazhdoi jetën në Sandhurst ku u diplomua në kolegjin King të Londrës.
Tani Massoud është zotuar se do të luftojë deri në frymën e fundit kundër talibanëve dhe të mbroj banorët e Panjshirit. Ai konsiderohet si makthi më i madh i talebanëve.
/Burimi AFP/ Përshtati Priza.al/