Imazhe çnjerëzore dhe tronditëse vijnë nga Afganistani, aty ku talibanët fluturojnë me helikopterin amerikan ”Black Hawk”, poshtë të cilit kanë varur me litar një person.
“Forca jonë Ajrore!” Talib Times, i cili pretendon të jetë llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Emiratit Islamik të Afganistanit të drejtuar nga talebanët, publikoi të hënën.
“Në këtë kohë, helikopterët e forcave ajrore të Emiratit Islamik po fluturojnë mbi qytetin Kandahar dhe po patrullojnë qytetin,” thuhej në Twitter.
Në një klip, dikush shihet qartë i varur poshtë helikopterit ndërsa fluturon në qiell. Sidoqoftë, nuk është menjëherë e qartë saktësisht se si ai është i lidhur ose nëse është gjallë, dhe Talib Times nuk e përmendi atë.
Disa gazetarë këmbëngulën se video tregonte dikë që ishte varur – dhe pastaj parakalonte në qiell.
“Një fotografi tjetër historike që merr botën në një epokë të re terrori,” shkroi në Twitter drejtuesi i TV Indian Sudhir Chaudhary, kryeredaktor i Zee News dhe WION.
“Talibanët varin një person, që supozohet të jetë një përkthyes amerikan, nga një helikopter amerikan Blackhawk. Helikopterët e mbetur amerikanë tani do të përdoren në #Afganistan në këtë mënyrë, “parashikoi Chaudhary.
/Burimi New York Post/Përshtati Priza.al/