Katër shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke, pas një operacioni për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Mediet greke raportojnë se një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim, ndërsa nga operacioni janë sekuestruar rreth 69 kg marijuanë.
Operacioni policor është zhvilluar në disa zona të Greqisë, si Artemidha, Renti dhe Spata të Athinës. Përveç lëndës narkotike, policia ka sekuestruar edhe 15 250 euro, 26 fishekë, karikatorë, 18 celularë, 2 automjete dhe bllokues valësh.
/Priza.al/