Forumi në Slloveni/ Presidenti i Parlamentit Evropian: BE të rishikojë procesin e zgjerimit! Presidenti i Sllovenisë mbështet `Open Balkan`

Sot nisi Forumi strategji i BE në Bled të Sllovenisë, i cili do të zgjatë dy ditë 1 dhe 2 shtator. Kryeministri Edi Rama i është i pranishëm në këtë forum i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Bashkimi Evropian duhet të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE, të vendeve të Ballkanit Perëndimor është shprehur kështu presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli në fjalën e tij në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ne ndajmë me ta një identitet të përbashkët. Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit sepse ne duhet që ta rishikojmë këtë proces ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan që t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, deklaroi Sassoli.

Sassoli theksoi edhe njëherë se anëtarësimi i rajonit është tejet thelbësor, pasi nëse ndodh e kundërta influence e vendeve të tjera mund të rritet ndjeshëm, duke theksuar rritjen e influencave turke, ruse dhe kineze.

Ndërkohë që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte kritik sa i takon procesit të anëtarësimit. Fillimisht Vuçi kritikoi mos mbajtjen e premtimit për Maqedoninë e Veriut, e cila ndryshoi edhe emrin e saj për të arritur një marrëveshje me Greqinë, por që ende nuk ka një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare pas problemeve dhe pengesave të vendosura nga Bullgaria kësaj here. Ndërkohë që pavarësisht se vendi i tij ka mbajtur Konferencën e Parë, Vuçiç u shpreh se në të njëjtën situatë si Shqipëria mund të gjendet edhe Serbia për të cilën tha se ka bërë progres në sundimin e rendit dhe ligjit.

Ndërkaq, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka shprehur publikisht hapur mbështetjen për “Open Balkan” në Forumin në Bled.

Pahor shprehet i sigurt se nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.

Ai thekson që nismën “Open Balkan” e ka mbështetur që në nisjen në Novi Sad dy vite më parë dhe e sheh si potencial të madh për rritjen ekonomike, sociale dhe karakterin tërheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, duke folur në forumin strategjik të BE-së, në Slloveni tha se BE duhet bëjë më shumë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pahor tha se ritmi i ngadaltë i procesit të integrimit ka efekte negative. Sakaq presidenti slloven po ashtu mbështeti nismën për Ballkanin e Hapur, ku tha kjo nisme ka si qëllim edhe përshpejtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

‘Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një interes strategjik për t’u anatërësuar në BE.  Ritmi i ngadaltë i procesit ka efekte negative. Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon idetë naive dhe të rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Vetëm zgjerimi i shpejtë i BE-së mund të forcojë parimin e integritetit territorial dhe sigurinë e BE-së. Unë besoj se në strategjinë e vet të BE-së duhet ta shtohet Ballkanin Perëndimor si të tërë dhe jo në pjesë të veçanta. BE nuk duhet të reshtë se negociuari me qeveritë apo me vendet e posaçme për zgjerimin. Kam mbështetur nismën e Ballkanit të Hapur qysh prej prezantimit të saj. Jam i vetëdijshëm për pikëpmjet, por nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve drejt BE-së. Nuk do flisja nëse do ishte alterantivë kundrejt BE-së. Nisma ka si qëllim përshpejtimin e vendeve të rajonit drejt BE-së. Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut kanë hasur në ndalesë, procesi nuk është më politik. Në këtë kuptim integriteti i BE-së po sfidohet rëndë, zgjerimi i BE-së nuk është përparësi për momentin. BE ka kapacitete të mjaftueshme që të merret me Ballkanin Perëndimor, dhe le të mos e shndërrojmë në një mundësi të ngrirë. BE duhet të merret intenisvisht me zgjerimin.’- tha Pahor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *