Naomi Campbell është një rej modeleve më të njohura dhe më të suksesshme në botë. Ajo ka treguar se i është dashur të bëjë shumë sakrifica për hir të karrierës së saj. Një prej tyre, ishte familja.
Duke vënë profesionin në plan të parë, Naomi nuk arriti të hidhte dot rrënjë. Ajo nuk u martua kurrë.
“Sakrifica e vërtetë është gjetja e një shpirti binjak që të kupton. Unë jam e fortë, por gjithashtu jam e ndjeshme. E di që në marrëdhënie, më duhet të bëj kompromise,” është shprehur ajo së fundmi.
Modelja ka pasur disa lidhje publike, por asnjëra nuk përfundoi në kurorëzim. Në vitin 1993, ajo u fejua për pak kohë me basistin e U2, Adam Clayton.
Më pas, u fejua me Flavio Briatore, një biznesmen italian, me të cilin u nda në 2002-shin, pas katër vitesh lidhje.
Naomi ka qenë gjithashtu e lidhur me Leonardo DiCaprio, Usher dhe Robert DeNiro në të kaluarën, si dhe me ish-këngëtarin e One Direction, Liam Payne dhe reperin britanik Skepta.
/Priza.al/