Çifti i njohur i showbiz-it, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë vaksinuar kundër Covid-19. Këtë moment ata e kanë ndarë me ndjekësit e tyre teksa kanë marrë dozën e parë të vaksinën Pfizer.
“Unë dhe tmerri nga gjilpërat. Unë zgjodha vaksinën Pfizer. Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës.“, shkruan Eni.
Po ashtu, dhe Genci ka publikuar në InstaStory momentin e vaksinimit të tij.
“U vaksinuam dy njerëz. Njëri në krah dhe tjetri në gjoks”, shkruan Genci krahas fotos.
Edhe pse kanë vite që e kanë bërë publike dashurinë e tyre, shumë pak dimë se si ka nisur gjithçka mes dyshes dhe ç’planesh kanë ata për të ardhmen.
Më herët, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Eni ka treguar gjithçka që nuk kemi ditur më parë për çiftin. Ajo ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se asokohe mendonte se ai ishte shumë mendjemadh e komenti i Gretës për këtë rast ka qenë epik.
“Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.
/Priza.al/