Temperaturat deri në 31 gradë, si do ndryshojë moti gjatë ditës

Dita e sotme do të jetë me diell dhe me vranësira herë pas here. Megjithatë temperaturat do të jenë të larta dhe të favorshme për ata që duan ende të bëjnë plazh.

Sipas MeteoAlb: Vendi yne vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit mbetet në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit do te bien lehtë në mëngjes por mësdita do te ruaje vlera kostante duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *