Rama flet për mandatin e katërt, Berisha i përgjigjet përmes kësaj videoje

Teksa kryeministri Rama ishte duke folur në Asamblenë e PS-së për sfidat që e presin në këtë mandat si edhe pritshmëritë për mandatin e katërt, ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur online duke publikuar një fjalim të tijin të mbajtur disa vite më parë para demokratëve.

“Të mos presim asnjë orë, asnjë ditë. Çfarë po bëjnë shqiptarët, çfarë po bëjmë vetë për t’i inkurajuar ata, për t’i organizuar ata, për t’i mbledhur ata, për t’i rikthyer atyre shpresën, besimin se Shqipëria, e bukura e dheut nuk meriton të largohemi, por meriton të punojmë me guxim të madh”,  shprehet Berisha ne videon e publikuar.

Berisha e ka shpërndarë videon në faqen e tij, ndërkohë që kryeministri Rama ishte duke folur në asamblenë e PS-së për sfidat që e presin në këtë mandat si edhe pritshmëritë për mandatin e katërt.

Siç duket ky ishte një mesazh për kreun aktual të qeverisë për të zezën e madhe që i ka bërë vendit duke vrarë shpresën e duke detyruar me mijra qytetarë që të braktisin Shqipërinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *