Mesine Selmanaj, nëna e Bledar Selmanajt, i cili është në burg nën akuzën se ka vrarë Xhuljano Bullarin, ka treguar se i akuzuari i ka sjellë gjithmonë probleme familjes, duke hyrë dhe dalë vazhdimisht nga burgu..
Ajo është shprehur se nëse ai e ka kryer këtë krim do e vrasë me duart e saj. Më tej, nëna e tij tha se ka vite që nuk fliste me të birin e se kur i erdhi në shtëpi pasi doli nga burgu i kërkoi vetëm një telefon.
‘Djali ka qënë prej vitesh me ilace. Nëse ai e ka kryer këtë krim unë e vras me duart e mia. Përherë më ka sjellë probleme, kishte dalë nga burgu në 5 gusht. Pasi doli nga burgu erdhi në shtëpi dhe më kërkoi telefon. Pashë policinë që nxori nga dheu një armë, e gjetën në oborr. Unë nuk kisha shumë komunik me të‘.
Në fakt Bledar Selmanaj, njeriu që u arrestua nga Policia e Vlorës për vrasjen e shokut të tij, Xhuliano Bullari në Babicë të Vlorës, rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Gjatë arrestimit dhe marrjes në pyetje, Selmanaj është dukur i çuditshëm në dëshminë dhe qëndrimet që mbante, jo vetëm për këtë ngjarje, por edhe për disa krime të tjera të ndodhura në qytetin e Vlorës.
Kjo është banesa e autorit të dyshuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit. 39-vjeçari Bledar Selmanaj jetonte në këtë dhomë disa metra larg familjarëve të tij që jetonin në godina disa katëshe, ndërsa pak metra larg hyrjes së banesës ishte fshehur dhe arma e dyshuar, me të cilën mendohet se është kryer vrasja.
Vendi ku u gjet viktima është në një distancë të afërt me banesën e tij, ndërsa provat janë të shumta që ka qenë ai autori i vrasjes, edhe pse ai nuk e pranon.
“Djali im ka dalë më 5 gusht nga burgu. Neve i kishim të shkëputura lidhjet me të këtu e 12 vjet, i kishim bërë dalje, se gjithmonë shqetësime na ka sjellë. Ka dalë në shtëpi më vete, kishte një dhomë. Vetëm unë si nëna e tij flisja me të, më kërkoi një telefon dhe ja dhashë që të kisha kontakt me të. E merrja dhe e pyesja ku ishte, më thoshte që ka dalë deri te xhamia ose në Lungomare dhe do kthehej. Ditën e krimit, unë e kam parë deri nga ora 12, e kam parë që ishte te shtëpia e tij, sepse unë jetoj larg, jo në shtëpi me të. E kam parë prapë, ka qenë ora 21:00, ose 21:15, pastaj kam marrë fëmijët dhe i kam çuar në gjumë.
Të dielën ka ardhur policia, kur shkova, nuk e gjeta djalin në shtëpi. Vajta me vrap te shtëpia e tij dhe pashë policët që nxorën një armë nga dheu. Ju luta policëve për një deklaratë dhe ju thashë se po u vërtetua që djali im e ka vrarë atë, unë do ta vras me duart e mia. I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme mos ta mbajnë në burg atë djalë, por ta çojnë në mes të Tiranës dhe t’i japin plumbin. Përndryshe vij dhe unë, nëna e tij, dhe e vras vetë me duart e mia. Të ma bien edhe sot, unë e vras vetë, nëse ka pasur dorë në krim”, është shprehur mes të tjerash nëna e autorit të krimit
Për më tepër Selmanaj megjithëse ka treguar se ka dijeni për disa vrasje të kryera në Vlorë, nga ana tjetër ai ka përjashtuar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në vrasjen e Xhuliano Bullarit. Por provat e mbledhura nga policia si filmime dhe armën e krimit të sekuestruar në oborrin e shtëpisë, e nxjerin zbuluar Selmanaj.
Vrasja ndodhi disa ditë më parë në Babicë të Vlorës, ndërsa Selmanaj rezulton i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 39-vjeçarit Selmanaj iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Dyshohet se Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis.
/Burimi intervistës: Balkanweb/