Rrethohet lugina e Panjshirit, talibanët kërkojnë dorëzimin e rebelëve të fundit afganë

Po Talebanët kanë rrethuar Luginën Panjshir, e vetmja zonë të cilën nuk kanë mundur dot ta pushtojnë në gjithë Afganistanin.

Për shkak të historisë, pozicionit strategjik dhe njerëzve, kjo luginë ka qenë për shumë vite e pamposhtur si nga sovjetikët dhe nga talebanët.

Kësaj radhe duket se talebanët me pushtetet që zotërojnë do ta mposhtin rezistencën edhe pse i kanë lënë një opsion rebelëve për t’u dorëzuar.

Talebanët kërkojnë negociata me rebelët për një zgjidhje, ndërsa këta të fundit e kanë bërë të qartë se duan një shtet të decentralizuar me pushtetet e ndara mes grupeve të ndryshme etnike.

Thuhet se në Luginën Panjshir fshihen disa prej armiqve të talebanëve që i frikësohen ekzekutimit në rast se bien në dorë të tyre.

https://youtu.be/TJKmr9gFQTA

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *