Arratisja e dështuar/ A i priste një makinë jashtë burgut Arbër Çekajn dhe Fatmir Pjetrin? Ja detajet e reja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tentativa e arratisjes në burgun 313 rreth një muaj më parë. Ngjarja e cila ndodhi një muaj më parë ku të përfshirë ishin Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulëzim Çepele.

Hetuesit kanë kërkuar rregulloren e brendshme të burgjeve se si veprohet çfarë parashikon ajo, nëse gardianët lëvizin apo ajo nga regjimi i brendshëm. Gjithashtu ata kërkojnë informacion se kush e ka dhënë urdhrin për të lëvizur nga ambientet e vendit ku qëndronin, pasi Cepele tentoi të vrasë veten.

Një tjetër verifikim që po kryen grupi hetimor është edhe kartela mjeksore e Lulzim Çepelës që tentoi vetvrasjen, nëse duhej të çohej apo jo në spital.

Hetuesit janë duke verifikuar edhe kamerat e jashtme të burgut 313, nëse ka pasur apo jo ndonjë makinë apo persona të dyshimtë që prisnin jashtë ambienteve te burgut Cekajn dhe Fatmir Pjetrin me qëllim largimin e tyre.

Po ashtu do të rimerren në pyetje 8 punonjësit e burgjeve pasi ka dyshime se diten e arratisjes janë shkelur të gjithë rregullat, ku një nder to është edhe që gardiani që qëndron tek dera e burgut duhet të jete i armatosur.

Kërkesa e prokurorit të çështjes, Bajram Brecani synon të sqarojë e të hedhë dritë mbi zyrtarë të tjerë të 313 që dyshohet se bashkëpunuan duke larguar policët e regjimit të brendshëm, të cilët urdhëruan të shoqërojnë Çepelen jashtë burgut pavarësisht se kjo ishte e ndaluar.

“Kemi verifikuar paraprakisht dëmtimet që kishte Çepele, i cili nuk kishte plagë me rrezik për jetën dhe për këtë arsye do merret dëshmia edhe e mjekes se në çfarë shkalle e konsideroi ajo vetdëmtimin e të burgosurit”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit.

Ndërkohë mësohet se do të ripyeten tetë policët e pezulluar nga detyra për të gjithë ngjarjen.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *