Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune. Mësohet se në fshatin Bardhaj të Shkodrës 2 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, e ndërsa nuk dihet identiteti i të plagosurve apo rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje, teksa detaje të tjera priten të mësohen në minutat në vijim.