Urbanët e Tiranës në dorë të ‘bandave’?/ Ahmeti i Rrugores ‘mbyll sytë’ për autobusët. Ibrahimi e Vrapi, ‘kasaphanë’ me biletat. Rezmi Lika rreh shoferët…

Transporti urban i Tiranës është jo vetëm në kaos me moskorrektësinë e shërbimit, por edhe në një katrahurë abuzimesh të shumta që nisin që nga falsifikimi i aboneve dhe biletave, deri tek mashtrimi dhe evazioni fiskal.

Disa prej linjave më të rëndësishme të kryeqytetit që në ditë transportojnë dhjetëra mijëra udhëtarë, siç janë linja e Unazës, apo ajo e “Tiranës së re”, si dhe disa linja të tjera që shkojnë deri në skajet e Bashkisë së madhe të Tiranës, janë bërë gangrenat e këtij shërbimi.

Anomalitë me funksionimin, vonesat, mungesa e kushteve dhe higjienës, në këto linja mund të konsiderohen vetëm “qershia mbi tortë”.

Dy prej linjave më të mëdha, e Unazës dhe “Tiranës së re” janë problematike edhe në automjete, stafe, por edhe në abuzimet e shumta me biletat dhe abonetë.

Dy presidentët e këtyre kompanive, përkatësisht Ferdinand Ibrahimi i linjës së Unazës dhe Fatos Vrapi, i linjës së “Tiranës së re”, janë kthyer sot në “pengmarrës” të shërbimit urban në kryeqytet.

Bosi' i urbanëve dhunon gruan, gjykata e pajis me urdhër mbrojtjeje, FERLUT-i mashtroi 1 mld lekë me biletat – Dosja AL

(Foto: Presidenti i kompanisë ‘Ferlud’, Ferdinand Ibrahimi, pronar i linjës urbane të ‘Unazës’, Tiranë)

Por në një kohë që abuzimet dhe evazioni i pastër fiskal në linjat e tyre bëhet hapur, duket sikur këta persona tashmë edhe me precedent penal, në bashkëpunim edhe me disa grupe të “fortësh”, kanë kapur shtetin.

Policia Rrugore e kryeqytetit as nuk i kontrollon apo ndal më automjetet e tyre, as kur ato kanë defekte të ndryshme teknike të dukshme, apo bëhen objekt denoncimi nga qytetarët për vonesa në trafik, ose për shoferë të dehur.

Falsifikuan biletat e autobusëve, 8 të arrestuar, mes tyre pronarë linjash - Gazeta Si

(Foto: Fatos Vrapi, pronar i “Alba Trans” dhe i linjës së “Tiranës së re”)

Duket sikur Ibrahimi i “Ferlutit” dhe Vrapi i “Alba Trans”, e kanë futur në “thes” kreun e Policisë Rrugore të kryeqytetit, Erion Ahmeti, pasi ky i fundit jo vetëm që nuk lejon më efektivët e tij që të kontrollojnë apo ndalin autobusët me probleme të linjave urbane, por ka urdhëruar edhe mosvendosjen e gjobave.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore: Gjobat do të shoqërohen me foto - KRYESORE

(Foto: Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore, Tiranë, Erion Ahmeti)

Prej disa ditësh “Priza.al” ka nisur publikimin e morisë së skandaleve që kanë pushtuar linjat e transportit Urban në Kryeqytet.

Rasti i rrahjes së shoferit të Unazës

Vetëm dy ditë më parë “Priza.al” solli me fakte emra dhe foto, lajmin për rrahjen e një prej shoferëve të autobusëve të linjës së Unazës në Tiranë, Enver Dishani, i cili punonte për kompaninë që drejtohet nga Ferdinand Ibrahimi.

No description available.

(Foto: Shoferi i dhunuar i linjës së ‘Unazës’, Enver Dishani, në urgjencën e QSUT-së)

Por ky i fundit jo vetëm që nuk po e modernizon linjën që prej shumë vitesh i ka sjellë fitime marramendëse, por kohët e fundit nuk po u jep as pagat punonjësve dhe as nuk po bën pagesat e sigurimeve të tyre.

Madje kur dikush kërkon të lërë punën ose të largohet prej kësaj kompanie, Ferdinandi që ka lobuar çdo vit që të rritet çmimi i biletës së urbanëve në kryeqytet, urdhëron një bandë çunash “të fortë” që të rrahin punonjësit.

Shoferi Dishani, u dhunua nga disa persona që i shërbejnë pronarit të kompanisë që administron linjën e Unazës, Ferdinand Ibrahimit, dhe që drejtohen nga Rezmi Lika që është edhe vet një prej administratorëve të një linja transporti urban.

No description available.

(Foto: Rezmi Lika, autori i dhumimit të shoferit të Unazës)

Nga sa kemi mësuar prej bashkëpunëtorëve tanë, “Lika vetë është pronari i linjës urbane së Vorës, por ka në menaxhim apo ruajtje edhe linjat e Ferdinand Ibrahimit”.

Për ngjarjen e dy ditëve më parë, “Priza.al” mësoi nga burime nga Policia e Shtetit, se Rezmi Lika u shoqërua në komisariatin nr. 4 të Tiranës, por pas “sqarimeve” ai u la i lirë pas 3 orësh, edhe pse kishte ushtruar dhunë dhe kishte bërë për spital një person.

Kush janë “pengmarrësit” e shërbimit urban në Tiranë

Ferdinand Ibrahimi i “Ferlut” dhe që ka në posedim edhe linjën e urbanëve të Unazës në Tiranë, si dhe Fatos Vrapi, i “Alba Trans”, që ka në administrim linjën e “Tiranës së re”, nuk janë dy emra të panjohur.

Njëri biznesmen i famshëm për falimentimet e një pas njëshme që në kohën e Fatos Nanos dhe botues mediash, si dhe tjetri biznesmen dhe ish-anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës, janë bërë si “parja e kuqe” jo vetëm për bëmat e shërbimit urban po tashmë edhe për drejtësinë.

fatos vrapi - Shqiptarja.com

Plot dy vite më parë, në gusht të vitit 2019, Ibrahimi dhe Vrapi do të ishin emrat kryesor të një grupi që përbëhej nga disa pronarë linjash urbane, që do të arrestoheshin nga policia për evazion fiskal dhe mashtrim me biletat dhe abonetë e linjave urbane në kryeqytet.

Por duket se dy vite më vonë, ata jo vetëm që ja hodhën “drejtësisë së re” nën Vetting, por edhe janë bërë përsëritës të së njëjtave vepra penale të mëparshme, prej nga duket se sigurojnë fitime të mëdha me këto makinacione.

Lajme rreth fatos vrapi kerkon lirine – Dosja AL

Aq të mëdha duhet të jenë këto fitime po të llogaritësh që çmimi i një bilete është 40 lekë dhe të mendosh që këta perona prej shumë vitesh mbajnë në posedim linjat kryesore urbane në Tiranë, dhe as Bashkia, as Policia e Shtetit dhe as vetë shteti nuk arrin që t’i bllokojë, me gjithë abuzimet e përditshme.

Me të drejtë “Priza.al” u drejton autoriteteve si të Bashkisë Tiranë, ashtu dhe të Policisë së Shtetit pyetjet: Kush e mbron Ferdinand Ibrahimin dhe Fatos Vrapin që i kanë kthyer linjat urbane në kryeqytet në “Bathore”?

Biletat e falsifikuara/ Jepet vendimi për biznesmenët dhe bashkëpunëtorët - Aktualitet

Si është e mundur që Ferdinand Ibrahimi lë 6 muaj pa paga dhe sigurime punonjësit dhe asnjë institucion shtetëror nuk interesohet apo t’i shkojë për kontroll?

Si ka mundësi që një person me precedentë penale për mashtrim dhe i arrestuar për evazion, drejton ende disa prej linjave kryesore të transportit urban në kryeqytet me gjithë problemet e vazhdueshme?

Kush i mbron dhe toleron bandat e rrugeçërve që dhunojnë dhe kërcënojnë stafet e autobusëve urban, por edhe qytetarët hera-herës?

Urojmë që autoritetet të reagojnë edhe në kuadër të transformimit të shërbimit urban në Kryeqytet…

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *