Gratë do të jenë në gjendje të ngrijnë vezët ose embrionet e tyre për 55 vite. Ky revolucion i fertilitetit do të ndihmojë të gjitha nënat të lindin fëmijë në kohën që ato dëshirojnë.
Kjo teknikë do të zbatohet gjithashtu për burrat që dëshirojnë të ruajnë spermën e tyre. Prindërit e ardhshëm do të pyeten në intervale dhjetëvjeçare nëse dëshirojnë të mbajnë vezë, spermë dhe embrione të ngrira. Aktivistët thonë se propozimet e reja do t’i çlirojnë gratë nga ‘stresi i orës biologjike që rreh’. Femrat mund të ngrijnë vezët e tyre në të 20-tat, kur ato janë më pjellore dhe kjo i’u jep atyre mundësinë që të bëhen nëna edhe në një moshë më të madhe.
Edhe pse shtatzënia mund të jetë e rrezikshme për gratë që kanë kaluar në menopauzë ato gjithsesi mund të bëhen nëna disa dekada pas ngrirjes së vezëve. Kështu, në të ardhmen, një burrë 75-vjeçar me probleme të fertilitetit mund të bëhet baba i një fëmije duke përdorur spermën që ka ngrirë kur ishte 20-vjeç. Kjo procedurë nuk do të zbatohet nëse njëri prind i embrionit ka humbur jetën. Vezët mund të ruhen pafundësisht në kohë pa u degraduar për shkak të vitrifikimit, një teknikë ku vezët ngrihen shpejt në azot të lëngët.
Julia Chain, e cila kryeson Autoritetin Embriologjisë Njerëzore, tha: ‘Ky është një lajm i shkëlqyer për pacientët, duke u dhënë atyre më shumë kohë për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me planifikimin e familjes’.
Kostoja mesatare e grumbullimit dhe ngrirjes së vezëve është 3,350 paund, me ilaçe që kushtojnë deri në 1,500 paund shtesë dhe ruajtja që kushton deri në 350 paund në vit.
/Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al