Angli- Një 26-vjeçare ka kryer ditën e sotme një veprim të rëndë, duke përplasur me ‘Audin’ e saj 3 persona të tjerë dhe kjo as më pak dhe as më shumë se për vendin e parkimit.
Siç duket edhe nga videoja e cila ka bërë xhiron e rrjetit, Gazwa Elniz ka lëvizur makinën e saj dhe u është ‘vërsulur’ dy grave dhe një burri, i cili përplaset në tokë pas aktit të rëndë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, burri është përplasur aq fort nga makina, saqë është mrekulli fakti që ai është ende gjallë.
Sipas Daily Mail ngjarja ka ndodhur në një parking në Hoxton Park Road në Liverpool, në jugperëndim të Sidneit. Gjatë arrestimit të 26-vjeçares, ajo ka pështyrë dhe ka goditur oficerin e policisë.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/