Policia holandeze ka kapur 16 shqiptarë të cilët po emigronin me jaht drejt Anglisë. Mediat lokale njoftojnë se krahas tyre, janë kapur edhe dy persona me origjinë nga Ukraina, të cilët besohet se ishin drejtuesit e jahtit, i cili do të vijonte lundrimin për në Angli.
Të dy ata do të akuzohen për trafik të qenieve njerëzore. Emrat e shqiptarëve të cilët janë ndaluar ende nuk janë bërë të ditur. Kjo është metodë tjetër e përdorur nga shqiptarët për të mbërritur në ‘tokën e ëndrrave’, pasi më parë përdornin kamionin.
Nuk bëhet e ditur se nga ishin nisur shqiptarët, ndërsa destinacioni i tyre ishte Britania e Madhe.
/Priza.al/