Lajm i mirë për Kosovën! Përgjysmohen rastet e reja me Covid19 në 24 orët e fundit, shënohen 28 viktima

Situata e rasteve të reja me Covid19 në Kosovë, duket sikur po shkon drejt përmirësimit ku në 24-orët e fundit janë raportuar vetëm 489 raste të reja, pothuajse janë përgjysmuar në krahasim me një ditë më parë që ishin 890 raste.

Ndërkohë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për fatalitetet të cilat vazhdojnë të jenë të larta ku vetëm në 24 orët e fundit 28 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin. Në total numri i rasteve aktive është 25.290.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.  Në total numri i rasteve aktive është 25.290.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *